Joe Biden nënshkruan tri marrëveshje në Zyrën Ovale

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar tri marrëveshje pak më parë në Zyrën Ovale.

Marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit, transmeton Klan Kosova.

Biden, më pas do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”. Me Biden do të jenë edhe ish presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton, shkruan CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme