Kanadaja aprovon vaksinën anti-Covid të Modernas

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kanadaja ka aprovuar vaksinën anti-Covid të Modernas sot. Ministria e Shëndetësisë e Kanadasë ka njoftuar se vaksina është aprovuar, ndërsa është hapur rruga që deri 168 mijë doza të transportohen deri në fund të vitit, shkruan agjencia Reuters.

Më herët këtë muaj, Kanadaja ka aprovuar edhe vaksinën anti-Covid të Pfizerit, me të cilën kanë nisur të vaksinohen punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.

SHBA-ja aprovoi vaksinën e Modernas të premten. Vaksina e Modernas kërkon të mbahet në temperatura të ulët, por jo shumë të ulët si ajo e Pfizer/BioNTEch.

“Pas një rishikimi të pavarur të dëshmive, është vendosur që vaksina e Modernas plotëson kriteret strikte të departamentit sa i përket sigurisë, efikasitetit dhe kualitetit”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka thënë më 15 dhjetor se Kanadja ka firmosur marrëveshje për të pranuar 168 mijë doza të vaksinës së Modernas para fundit të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme