Kavajë, burri djeg bashkëshorten brenda veturës pastaj vetëvaret në pemë

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës sot, ku një çift ka humbur jetën në rrethana të tmerrshme.

Bilbil Shirja, 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë pranë shtëpisë, ndërsa disa metra më tutje është gjetur e djegur brenda një makine, bashkëshortja e tij Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe, bëjnë të ditur media në Tiranë.

Nuk dihen arsyet pse kanë humbur jetën bashkëshortët, por Policia ka dyshime se bashkëshorti ka vrarë së pari duke e djegur në makinë gruan e tij Fëllënxën dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme