Kim Jong-un merr pjesë në testimin e raketave me rreze të shkurtër

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Koresë së Veriut kreu testim të ri të raketave dhe e gjithë kjo kaloi në mbikëqyrjen e udhëheqësit të vendit Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat verikoreane dje në bazën në qytetin Wonsan kryen stërvitjen ushtarake gjatë së cilës testuan raketat me rreze të shkurtër veprimi.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut raportoi se gjatë testimit të arsenalit të raketave me rreze të shkurtër i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Burimi i njëjtë thotë se qëllimi i manovrës ishte testimi i raketave me drejtim taktik.

Raketat u shkrepën me shumë tytëshe në drejtim të Detit të Japonisë.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha patën një bisedë telefonike ku thanë se nga afër janë duke ndjekur zhvillimin e situatës pas manovrës së re ushtarake të Koresë së Veriut.

Të ngjashme