Kina bëhet vendi i dytë në botë që zbarkon roverin e saj në Mars

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars, sipas media shtetërore.

Roboti me gjashtë rrota i quajtur ‘Zhurong’ ishte në shënjestër të Utopia Planitia, një terren i gjerë në hemisferën veriore të planetit.

Automjeti përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashute dhe një platforme rakete për të bërë zbritjen.

Deri tani vetëm amerikanët e kanë zotëruar vërtet zbarkimin në Mars. Me këtë ulje, Kina bëhet vendi i dytë që vendos një rover në Mars, raporton BBC.

Presidenti kinez Xi Jinping përgëzoi “arritjen e jashtëzakonshme” të ekipit, me një mesazh të veçantë.

“Ju ishit mjaft të guximshëm për sfidën, ndoqët përsosmërinë dhe vendosët vendin tonë në radhët e përparuara të eksplorimit planetar,” tha ai.

Kjo anije kozmike zyrtarisht zbarkoi në orën 07:18 këtë të shtunë, e që në Pekin i bie të ishte e premte në ora 23:18 e natës sipas mediave shtetërore.

Të ngjashme