Kina pritet ta ketë gati vaksinën kundër Coronavirusit deri në shtator

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se vaksinat e koronavirusit mund të jenë gati për përdorim deri në shtator.

Dr. Gao Fu tha se vaksinat duhet të jenë të sigurta dhe efektive, duke shtuar se zhvilluesit mund t’i përdorin ato në grupe të veçanta njerëzish.

“Nëse do të kemi përsëri një shpërthim, vaksinat e zhvilluara rishtazi ende nën fazën e dytë ose të tretë të provave klinike mund të përdoren për disa grupe të veçanta, për shembull, punonjësit e kujdesit shëndetësor.”

Gao tha se një vaksinë për publikun e gjerë mund të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm. Aktualisht në Kinë, po testohen dy vaksina në fazën e dytë.

Të ngjashme