Kina provokon Tajvanin, 19 aeroplanë luftarakë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të tij

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Tajvani ka thënë se një inkursion i madh i avionëve ushtarakë kinezë fluturoi në zonën e tij të mbrojtjes ajrore të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes tha se 19 avionë, hynë në të ashtuquajturën zonë identifikimi të mbrojtjes ajrore (ADIZ).

Taipei është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës pranë ishullit.

Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetëse.

Sistemet e raketave u vendosën dhe avionët luftarak u dërguan për të paralajmëruar avionët kinezë, shtoi ministria.

Kina ende nuk ka komentuar zyrtarisht rreth këtyre pretendimeve por Pekini shpesh nis misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu misionin e fundit. Megjithatë, javën e kaluar ministria e mbrojtjes e Tajvanit paralajmëroi se forcat e armatosura të Kinës mund të “paralizojnë” mbrojtjen e Tajvanit dhe se kërcënimi kinez po rritet.

Të ngjashme