Kryeministri britanik Johnson do të martohet verën e vitit 2022

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik Boris Johnson do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symonds më 30 korrik 2022 shkruajnë.

Sipas mediave të huaja, çifti ka nisur shpërndarjen e ftesave për tek njerëzit që dëshirojnë që të jenë të pranishëm në dasmën e tyre.

55 vjeçari Johnson dhe 33 vjeçarja Symonds janë fejuar nga fundi i vitit 2019, por planet e tyre për dasmë u shtynë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Mediat raportojnë se Johnson i ka propozuar të fejuarës në ishujt Karaibe në Mostique, teksa ishin me pushime. Deri më tani nuk dihet se ku do të bëhet dasma e tyre.

Reklamë

Kjo do të jetë martesa e tretë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa për Symonds do të jetë martesa e parë.

Të ngjashme