Kryeministrja norvegjeze gjobitet 1500 euro për thyrjen e rregullave anti-Covid

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka gjobitur kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, për shkeljen e kufizimeve anti-COVID gjatë festës për ditëlindjen e saj në fillim të këtij viti.

Kryeministrja Erna Solberg festoi 60-vjetorin e lindjes me 13 vetë të pranishëm në fund të shkurtit, duke thyer ndalimin e qeverisë së saj për mbledhje prej më shumë se 10 personash.

Që atëherë ajo ka kërkuar falje për veprimet e saj, duke deklaruar se ishte “shumë e trishtuar për atë që ka ndodhur”.

Ajo është gjobitur me 20 mijë korona norvegjeze (afër 1500 euro) për shkeljen, ka thënë shefi i policisë Ole Saeverud të premten në një konferencë shtypi.

Të ngjashme