Kuvendi i Shqipërisë shqyrton rezolutën për integrim në BE

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Shqipërisë pritet të diskutojë dhe votojë sot në seancë plenare një rezolutë në mbështetje të çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të propozuar nga deputetet Rudina Hajdari dhe Senida Mesi.

Rezoluta kërkon angazhim për çuarjen më tej të reformës në drejtësi, administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën zgjedhore, të cilat duhet të jenë prioritet i punës së Kuvendit.

Rezoluta me 10 pika u drejtohet edhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat në datat 17-18 tetor, do të vendosin për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, raporton TvKlan.

Kuvendi voton sot edhe propozimin për të zgjatur mandatin e komisionit hetimor që po shqyrton ligjshmërinë e dekreteve të Presidentit Meta.

Të ngjashme