Kuvendi voton Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin si anëtarë të Gjykatës Kushtetueses

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi ka miratuar mes debateve dy kandidaturat e Elsa Toskës e Fiona Papajorgjit, si anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Me 105 vota pro, dy kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Elsa Toska, është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtuetuese.

Me 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim, u votua emri i Fiona Papajorgjit.

Ndërsa Arta Vorpsi është shpallur e emëruar që më herët si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. “Procedura është bërë sipas Kushtetutës”, është shprehur Ruçi.

Të ngjashme