Ky është çifti zviceran që dyshohet se u mashtrua nga Loredana dhe vëllai i saj

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Loredana Zefi është arrestuar nga policia e Lucernit, me akuzën për mashtrim të dyshuar.

Sipas mediumit zviceran “20 minuten”, çifti Valais Petra (52 vjeçe) dhe bashkëshorti i saj, Hans (53 vjeç) akuzojnë Loredanën dhe vëllain e saj për mashtrim, detyrim dhe kërcënim, shkruan lajmi.net.

“20 minutes” ka publikuar fotografitë e çiftit, i cili dyshohet se u mashtrua nga Loredana dhe vëllai i saj, Berati.

Petra dhe Hans pretendojnë se Loredana ua mori 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Ky çift kanë deklaruar se kanë humbur gjithçka që kishin, madje Petra tha se ishte gati të kryente vetëvrasje.

Më poshtë gjenden fotografitë e çiftit, që dyshohet se u mashtrua nga Loredana dhe vëllai i saj, Berati. L

Të ngjashme