Lista e shteteve që ndihmuan Shqipërinë, ish-ambasadori: Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online


Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka reaguar pas shpalljes së shteteve që ndihmuan Shqipërinë në fatkeqësinë e 26 nëntorit. Mes listës së shteteve nuk ishte Holanda dhe Bosch këtë e konsideroi një turp. Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar,”-shkroi ai në Twitter.

Të shumta ishin shtetet që ndihmuan në ditët më vështira të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë të së martës. Midis tyre ishin, Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria dhe Estonia.

Të ngjashme