Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigrantëve nga Bjellorusia

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Lituania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fluksit të madh të emigrantëve nga Bjellorusia.

Ministri i Brendshëm i Lituanisë Agle Bilotaite,tregoi se vendimi i propozuar nga Shërbimi i Rojës së Kufirit Shtetëror, ishte i domosdoshëm jo për shkak të rritjes së numrit të njerëzve për 2.8 milion, por për të vendosur një sistem më të fuqishëm dhe për të trajtuar emigrantët që vijnë brenda, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka paralajmëruar se vendi i tij do të hakmerret ndaj sanksioneve të fundit të BE-së si dhe ndaj regjimit të tij duke liruar kontrollet kufitare për emigrantët.

Kabineti i Kryeministrit Ingrida Simonyte, deklaroi emergjencën pasi zyrtarët e kufirit raportuan se kishin arrestuar rreth 150 emigrantë ditën e fundit që kishin kaluar nga Bjellorusia, me të cilët Lituania ndan një kufi prej 679 kilometra.

Sipas zyrtarëve lituanezë, numri i emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë është tre herë më i lartë tani.

Brenda këtij viti 822 emigrantë që kaluan nga Bjellorusia janë ndaluar në Lituani ndërsa në vitin 2020 ishin 81 persona

Të ngjashme