LSI-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 10:57 | Nga

Kreu i LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për mediat ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka falënderuar 230 mijë votuesit e kësaj partie.

Por për Vasilin, zgjedhjet e 25 u bënë në strategjinë e terrorit dhe në bërjen e Policisë së Shtetit njësh me krimin.
Pjesë nga fjala e Petrit Vasilit:

Kam dalë të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, në radhë të parë qindra mijë të rinj që ishin forca jonë kryesore në këtë fushatë të vështirë që votuan për t’i bërë Shqipërisë një opozitë të vërtetë të vërtetë në vend.

Zgjedhjet e 25 qershorit me strategjinë e terrorit, bërjen njësh të Policisë së Shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terrori, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë ndaj kësaj strategjie dhe asaj rruge të gjerë ku do ecë Shqipëria tani e më pas ku do ecë Shqipëria dhe mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlament që do të denoncojë strategjinë.

Zëri i kësaj opozite të re do të zhveshë strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që duhet të çlirohet nga kthimi në një gropë plehrash, nga koncensione që ishin pa zë sepse opozita ishte pa zë, si ajo e Sali Rexhepit njëherë e një kohë kurse tani do të ketë një opozitë jo të kapur, jo të blerë, që do të ketë një mision të jetë zëri i qytetarëve dhe do të ketë mision çlirimin nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes.

Edhe pse këto zgjedhje kanë qenë më të shëmtuarat, i kemi dokumentuar problemet dhe nuk do të lodhemi t’ia dokumentojmë nga afër dhe çdo shqiptari sepse shqiptarët duhet ta dinë se ç’ka ndodhur dhe për ta njohur nga afër se ç’është kjo strategji e mbrojtur nga Policia e Shtetit, që e dominoi.

230 mijë vota janë 230 mijë mesazhe për një mision të madh që i ngarkohet LSI-së dhe LSI do të luftojnë në mënyrë të hekurt që Shqipëria të mos udhëhiqet nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes bashkë me mekanizmin Gestapo të Task Forces që nuk kishte mision tjetër veç goditjen e LSI.

Shqiptarët kërkuan opozitë të vërtetë dhe do të kenë opozitë të vërtetë dhe ne nuk do t’i ndahemi 24 orë këtij misioni për të demaskuar këtë dukuri thellësisht negative për të ardhmen e vendit dhe do t’i prijmë të ardhmes së vendit.

Nga sot e tutje, me këtë mision të ri ne do të ecim në këtë rrugë në luftë të papajtueshme me këdo që do të kishte dëshirën më të vogël që gjërat të mbulohen. Do të ketë një opozitë ballore.

Kemi të dokumentuar me mijëra dokumenta dhe të filmuar strategjinë e terrorit dhe unë kam informuar edhe ambasadorët edhe SHBA në Tiranë, edhe në Uashington për të krijuar një situatë më të mirë. Por nuk është një fatkeqësi; ne kemi muaj e vite përpara e do të punojmë që ta çmontojmë këtë strategji të bandave nacional-socialiste të Rilindjes.

Shqipëria ka të tjera objektiva dhe ne do të jemi aty t’i përfaqësojmë ata.

LSI ka pasur një rezultat shumë pozitiv, por rezultat më pozitiv më të gjithë dhe kjo është tashmë një tendencë pa kthim. Kryesorja ishte se vendi fitoi opozitën që nuk ekzistonte dhe ishte kthyer në opozitën e Sali Rexhepit.

Sigurisht në një klimë tjetër pra në zgjedhje normale, rezultati do të ishte më i lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme