Macron reagon pas goditjes me shuplakë nga qytetari

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emanuel Macron ka reaguar për herë të parë pas incidentit që i ndodhi në juglindje të vendit, ku u qëllua me shuplakë nga një qytetar.

Macron në një prononcim për gazetën ‘’ Dauphiné Libéré’’, shprehet se ai është mirë, por thekson se nuk duhet të lejojnë që individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik.

“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik ata nuk e meritojnë atë “- tha Macron. 

Të ngjashme