Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur dhe 62 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut 14 persona kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa janë regjistruar 62 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë atje.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit 245 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 698 persona janë infektuar me virusin korona, 145 mijë e 851 janë infektuar, 5 mijë e 211 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 636 raste aktive.

Të ngjashme