Maqedoni e Veriut: 33 viktima dhe 708 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit raportuan 708 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 viktima teksa janë shëruar 11 pacientë.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 126 mijë e 938 raste pozitive, 104 mijë e 356 të shëruar dhe 3 mijë e 675 viktima.

Aktualisht janë edhe 18 mijë e 907 raste aktive me virusin korona./Alsat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme