Maqedoni e Veriut: 45 viktima dhe 1 mijë e 259 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 4 mijë e 555 teste për Covid-19 ku 1 mijë e 259 persona kanë rezultuar pozitivë.

Betejën me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur 45 pacientë teksa janë shëruar 751 të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 136 mijë e 402 raste, prej të cilëve 111 mijë e 39 janë shëruar, kurse 4 mijë e 22 pacientë kanë ndërruar jetë.

Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 21 mijë e 265 raste aktive me COVID-19./Alsat

Të ngjashme