Vaksinimi në Maqedoni të Veriut ka arritur në 189 mijë e 842 doza të vaksinave të dhëna, ku 26 mijë e 415 prej tyre janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 13m ijë e 482 qytetarë, ku prej tyre dozën e parë të vaksinës e kanë marr 12 mijë e 719 qytetarë.
Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut numri i personave që kanë aplikuar në ueb-faqen vakcinacija.mk është 346 mijë e 431 qytetarë.