Mbi 2 400 efektivë të angazhuar për kërkimet nën rrënoja, nxirren 3 të pajetë në Thumanë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave nën rrënoja vazhdon.

Policia e Shetit thotë se mbi 2400 punonjës policie janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë të prekur nga tërmeti.

“Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë”, sqaron policia.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.

Sipas policisë nga mëngjesi i sotëm  e deri tani nga rrënojat në Thumanë  janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë.

Të ngjashme