Mbi 2.5 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Pandemia COVID-19 po vazhdon të marrë jetën e shumë pacientëve me këtë virus nëpër botë.

Të paktën 2 milionë e 500 mijë e 770 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN.

SHBA kryeson me më së shumti vdekje pasur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe.

Më 22 shkurt, SHBA tejkaloi 500 mijë viktima nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të paktën 112 milionë e 716 mijë e 833 raste me COVID-19 janë raportuar në nivel global që nga fillimi i pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme