Mbi 46.8 milionë vaksina ndaj Covid-19 të administruara në Turqi

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka administruar mbi 46.84 milionë doza të vaksinave COVID-19 që nga fillimi i vaksinimit masiv gjatë muajit janar, sipas shifrave zyrtare të lëshuara të shtunën.

Më shumë se 32 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14.8 milionë janë vaksinuar plotësisht, shkruan Anadolu.

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar pesë mijë e 266 raste të reja me COVID-19, 51 viktima dhe shtatë mijë e 402 pacientë të shëruar.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike në 733.

Mes një rënie në të gjithë vendin e rasteve të reja, Turqia ka vendosur të përfundojë të gjitha kufizimet, të cilat përfshijnë shtetrrethimin natën dhe mbylljen e plotë të dielave, nga 1 korriku.

Më 1 qershor, vendi lehtësoi disa masa pas një bllokimi të rreptë 17-ditor.

Të ngjashme