Mbretëresha britanike deklarohet për herë të parë pas vdekjes së burrit të saj

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha Elizabeth II po feston datëlindjen e saj të 95-të sot, por pa bashkëshortin e saj Princin Philip, i cili vdiq në moshën 100-vjeç dhe u varros më 17 prill.

Ajo falënderoi të gjithë në llogarinë zyrtare në Instagram në formën e një letre për urimet dhe mbështetjen e tyre.

Në fillim të fjalës së saj, ajo tha se sot mori shumë mesazhe dhe urime të bukura, të cilat i vlerëson jashtëzakonisht shumë.

“Megjithëse jemi një familje në një periudhë pikëllimi të madh, ishte një ngushëllim për të gjithë ne që të dëgjonim dhe të shihnim nderimet drejtuar burrit tim, nga njerëz në të gjithë Britaninë e Madhe, Komonueltin dhe në të gjithë botën,” shkroi mbretëresha britanike.

Në fund të letrës, ajo përmendi edhe burrin e saj të ndjerë, Princin Philip.

“Familja ime dhe unë do të doja të falënderoja të gjithë për mbështetjen dhe mirësinë që na keni treguar ditët e fundit. Ne u prekëm thellë nga kujtesa se sa Philip ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë jetës së tij,” tha mbretëresha Elizbathet II.

Mbretëresha Elizabeth II u lind në Londër në vitin 1926. Për shkak të vdekjes së burrit të saj, ajo vendosi të festonte ditëlindjen e saj të 96-të në kështjellën Windsor, në rrethin më të ngushtë të njerëzve.

Të ngjashme