Me shpejtësi tej normave, policia iu merr patentat 9 shoferëve

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Mësohet se gjatë natës së kaluar kontrollet janë përqendruar në aksin Sauk-Teg ku brenda pak orës janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

🛫
🚑
📸
🏡
🛫
✈
🛣
🚙
🥃
📸

“Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën.
Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me 
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju.
#Mosporqarkullome kujdesne #MosPerdorNenEfektin #RespektoKufizimeteShpejtesise”, apelon policia Rrugore.

Të ngjashme