Merkel: Sa më shumë të vaksinuar, aq më shpejt kthehemi te liritë tona

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Me vaksinën ju nuk mbroni vetëm veten tuaj, por edhe njerëzit që doni, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencën për shtyp në institutin ”Robert Koch”, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe presidentin e institutit, Lothar Wieler.

“Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shpejt mundemi kthehemi te liritë tona’’, shtoi Merkel, raporton ATSh.

”Bisedoni në familje, në punë e kudo dhe nxitini njerëzit të vaksinohen”, theksoi Merkel.

”Jemi akoma shumë larg nga qëllimi për të pasur 85% të vaksinuarve të fashës 12 dhe 59 vjeç dhe 90% mbi 60-vjeçarët”, shtoi ajo.

Të ngjashme