Meta: Amelia u vesh sot kuq e zi edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, ka thënë se i fton të gjithë të angazhohen për të nderuar flamurin kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

“Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar”.

“Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten”, ka shkruar Metë në Facebook.

Të ngjashme