Meta dekreton ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ilir Meta ka dekretuar Kastriot Robo, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Kastriot Robo, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, pas lirimit nga kjo detyrë të Gent Gazhelit.

Kastriot Robo është një diplomat karriere prej më shumë se 30 vitesh. Ai ka shërbyer si ambasador në Greqi, në Mbretërinë e Bashkuar, në Spanjë e në Danimarkë.

D E K R E T PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j: Neni 1 Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 11357 Tiranë, më 19.11.2019 PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

Të ngjashme