Ministri gjerman thotë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të nisur negociatat

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Qeveria gjermane mendon se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për këtë po punon që bashkë me vendet e tjera më 22 qershor në Këshillin Evropian të vendoset pozitivisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kështu u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama ministri gjerman për Evropën Michael Roth.

“Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi… dhe ky është pozicioni i qeverisë sime, që Shqipëria ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur,” – tha Roth, i cili nënvizoi se BE parashikon një projekt investimesh prej 12 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme