Moska i kundërpërgjigjet Pragës me dëbimin e 20 diplomatëve

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kremlini është zotuar të hënën se Rusia do të vazhdojë t’u kundërvihet çfarëdo sanksionesh.

Reagimi ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara sanksionuan borxhin sovran rus dhe i futën në listën e zezë disa kompani, duke nxitur Moskën që të hakmerrej. Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se parimi i reciprocitetit do të zbatohet përherë.

Ai është zotuar se do të vazhdohet me qasje të njëjtë nëse nuk ndërpriten këto praktika. Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se Uashingtoni i ka treguar Moskës se “do të ketë pasoja” nëse lideri opozitar, Alexei Navalny, vdes në burg, ku po mban grevë urie.

Ekipi mjekësor i Navalnyt ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë nga burgu, ku autoritetet ruse po e mbajnë kritikun më të madh të Putinit, të helmuar në janar me agjentin nervor Noviçok.

Rusia po përballet me sanksione edhe nga shtetet evropiane. Moska, në shenjë hakmarrje ia ka dëbuar Çekisë 28 diplomatë pas dëbimit të 18 diplomatëve rusë nga Praga, pasi autoritetet çeke akuzuan shërbimet sekrete ruse për një sulm në një depo municioni disa vite më parë, ku dy persona mbetën të vdekur.

Të ngjashme