Ndërtesa fundoset 2 metra nën tokë, rrëfimi i banorëve: Si do bëhet, Zoti e di!

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Frikë për banorët e një ndërtese në Durrës.

Abc News solli pamje dhe dëshmi nga lagjia nr. 18 në Durrës. Një pallat 5-katësh është zhytur nën tokë, afërsisht 2 metra.

Banorët vijojnë të hyjnë e të dalin nga godina e shembur për të marrë orenditë nga shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë seriozisht jetën, pasi godina është tejet e dëmtuar.

“Duhet të vijnë inspektorët e ndërtimit. Të shohin çfarë bëhet këtu se kanë ardhur vetëm për fotografi”, thotë një prej banorëve.

“Kam parë tmerr mne sy, nuk hapej dera se ishte e blinduar. Nuk jetojmë dot këtu. Zoti e di se çfarë do të bëhet me ne”, thotë ajo e dëshpëruar.

Sakaq, kamera sjell pamjet e banorëve që vazhdojnë të nxjerrin materialet e shtëpive duke hyrë nëpër hyrjet me mure të shembura.

Të ngjashme