Në ankth dhe të përqafuar, presin që motra e tyre të jetë gjallë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Motër e vëlla presin që motra e tyre të dalë gjallë nga rrënojat që ka lënë tërmeti. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur Roza Mecen, e cila ditë e djeshme humbi vajzën e saj Diana dhe mbesën 10-vjeçare. Deri tani raportohet për 28 persona të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues. ”Do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Për ata që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje financash, pasi në aspektin financiar nuk i kemi lënë gjë mangut askujt. Është një seri masash që ata që e predikojnë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e dinë a janë të gatshëm t’i nënshtrohen. Gjendja e jashtëzakonshme përkon me krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës”.

Të ngjashme