Në Itali 785 të vdekur nga Covid-19 brenda një dite

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Në Itali 785 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 19.350 raste të reja të infeksionit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Italisë.

Shifrat e të vdekurve po vazhdojnë të rriten në Itali.

Në Britani ët madhe ndërkohë 603 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13.430 raste të reja të infeksionit.

E Turqia për ditën e nëntë rresht ka regjistruar rekord ditor të vdekjeve.

Në Turqi janë regjistruar 190 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit e po ashtu 30.110 të infektuar të rinj.

Të ngjashme