Në një familje të Shqipërisë vdesin nga Covid-19 prindërit dhe djali

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një tragjedi familjare ka ndodhur në një familje nga Rubiku, ku kanë ndërruar jetë prindërit dhe djali nga COVID-19.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, për shkak të komplikacioneve nga COVID-19, kanë humbur jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.

Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkeshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga coronavirusi

Të ngjashme