Në Shqipëri, 13 viktima dhe mbi 700 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Trembëdhjetë pacientë me Covid-19 humbën jetën ndërsa 737 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar ditën e shtunë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 54-82 vjeç nga Tirana, Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme