Në Shqipëri për herë të parë mbi 1000 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 1007 raste të reja me Coronavirus, nga testimi i 3849 mostrave.

Është hera e parë në Shqipëri që janë regjistruar mbi 1000 raste të reja brenda 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë pacientë nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 581.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 80.941 raste me Coronavirus, 1404 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 48.958, ndërsa janë 30.579 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme