Në Zvicër arrijnë vaksinat e para kundër Coronavirusit

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Zvicra të martën i ka pranuar dozat e para të koronavirusit pas miratimit që u dha nga rregullatori i ilaçeve për vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Dërgesa e parë prej 107.000 dozave do të shpërndahet nëpër kantonte në mënyrë që fillimisht të vaksinohen personat që janë më të rrezikuar nga koronavirusi, përfshirë ata që janë më të moshuar se 75 vjeç dhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

“Programi i parë i vaksinimit mund të fillojë në shtatë ditët e ardhshme”, tha zyrtarja e agjencisë federale të shëndetësisë, Virginie Masserey, gjatë një konference për gazetarë në Bern.

Ndryshe nga procesi i vaksinimit në Britani, zyrtarët zviceranë po i mbajnë mediet larg shtëpive të personave të moshuar, ku do të jepen vaksinat e para, shkruan The Guardian.

Ndryshe, Zvicra është në mesin e shteteve me shkallën më të lartë të infeksionit për numër të banorëve në kontinentin evropian.

Të hënën, autoritetet i ndaluan fluturimet nga Britania e Madhe për shkak të frikës nga përhapja e një varianti të ri të koronavirusit, i cili ëshë shfaqur në vendin ishullor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme