Nëntë persona të vdekur nga tërmeti në Shqipëri dhe rreth 600 të lënduar

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Deri më tani po raportohet se nga tërmeti në Shqipëri kanë humbur jetën nëntë persona.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje për “ABC News” u shpreh se janë realizuar 190 misione të kryera në territor për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, ndërkohë po trajtohen 600 të lënduar në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga spitali rajonal i Durrësit tha se po marrin shërbim nga 176 qytetarë në këtë spital, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

“Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tirabës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu. Janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore dhe ekipi i urgjencës po organizon shërbimin në territor. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale”, tha Manastirliu.

Ajo u shpreh se Qeveria në bashkëpunim me policinë e shtetit po punojnë për të mbajtur situatën në kontroll.

“Puna është në terren për të identifikuar rastet e personave që ende janë në kërkim nga strukturat shtetërore, janë hapur rrugët akset janë të llira nuk kemi raportime të vonesave sa i përket marrjes së ndihmës”, deklaroi Manastirliu.

Të ngjashme