Nikolica e Devollit, fshati me katër shtëpi në pritje të zhvillimit

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Nikolica, është një nga fshatrat më të thellë të Devollit.

Një fshat kufitar, ku rruga zor se mund të binte veçse në rastet e tentativave të arratisjes drejt shtetit fqinj, Greqisë, në fillim të tranzicionit demokratik, pas periudhës më të errët që ky vend përjetoi gjatë pavarësisë e tij.

Dikur, thonë se ka qenë një qytet, i cili u shua përgjatë pushtimit osman. Sot, aty jetojnë vetëm katër familje.

Përgjatë këtij rrugëtimi të radhës, Ilnisa Agolli na rrëfen jo pak, për kohën e shkëlqimit dhe rënies që e shoqëroi vite me radhë. E megjithatë, sytë duket se po hapen për këtë fshat malor dhe vëmendja po zgjohet, duke bërë të mundur shtrimin e një komunikimi mes tij dhe shqiptarëve.

Rruga e cila për vite të tëra mungonte, po shtrohet dhe xha Bajrami duket kaq entuziast kur na flet. Zhvillimi ekonomik, turistik e shoqëror pritet ta kthejë Nikolicën më afër qytetit. Sikundër, Dardha! Është shumë interesant ky dokumentar. I qetë dhe i bukur.

Qëlluan vetëm dy familje atë ditë. Katër banorë! Si jetojnë? Ç’thonë? Sa ka ndikuar vetmia në vitet e tyre, pa njerëz, pa rrugë, veç me blegtori, aty poshtë oborrit të Gramozit? Po historitë që rrëfejnë cilat janë? /TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme