Një 60 vjeçar në Vlorë humb tre gishta nga mjetet piroteknike

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku djali 9-vjeçar i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë.

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

Të ngjashme