Një aeroplan luftarak amerikan rrëzohet në Detin Verior afër Anglisë

Capt. Matt Buckner, an F-15 Eagle pilot assigned to the 71st Fighter Squadron at Langley Air Force Base, Va., flies a combat air patrol mission Oct. 7 over Washington D.C. in support of Operation Nobel Eagle. (U.S. Air Force photo/Staff Sgt. Samuel Rogers)
Prishtinë | 15 Qer 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në ujërat e Detit Verior, në verilindje të Anglisë.

Aeroplani i tipit “F-15C Eagle” u rrëzua disa minuta pas orës 9 e 40 minuta sipas kohës lokale përderisa ishte në një mision trajnimi, shkruan “BBC”.

Ende nuk dihet shkaktari i rrëzimit të aeroplanit, por Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar se në aeroplan ndodhej vetëm një pilot.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë filluar operacionin për gjetjen e pilotit dhe aeroplanit të rrëzuar.

Të ngjashme