Një i vdekur dhe 49 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri ka humbur jetën një qytetar nga Covid-19, ndërsa janë shënuar 49 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep detajet për bilancin e 24 orëve të fundit nga Covid.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qytetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Të ngjashme