Një në çdo dhjetë fëmijë në botë është punëtor

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse një në 10 fëmijë në mbarë botën është i punësuar. Kjo normë llogaritet të jetë një nga 5 fëmijë në Afrikë, një nga 35 në vendet arabe, një nga 25 në Evropë dhe Azinë Qendrore, një nga 19 në Amerikë dhe një nga 14 në rajonin e Azi-Paqësorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 12 qershorit, Ditës Botërore për Luftimin e Punësimit të Fëmijëve të shpallur nga Kombet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin kundër punësimit të fëmijëve, gazetari i AA-së ka përpiluar statistikat në mbarë botën për këtë çështje.

Sipas raportit që Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e lidhur me OKB-në ka publikuar në nëntor 2017 me temë “Vlerësimi i Politikave dhe Programeve, Eliminimi i Punës së Fëmijëve deri më 2025”, pothuajse një në dhjetë fëmijë në mbarë botën është i punësuar.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) këtë situatë e përshkruan si “punësimi i fëmijëve që pengojnë fëmijët nga përjetimi i fëmijërisë së tyre, zvogëlojnë potencialin dhe dinjitetin e tyre dhe pengojnë zhvillimin e tyre fizik dhe mendor”. 

– Nga punëtorët fëmijë 64 milionë janë vajza, 88 milionë djem

Ka rreth 151.6 milionë fëmijë të moshës 5-17 vjeç në botë që janë të punësuar, ku 64 milionë prej këtyre fëmijëve janë vajza dhe 88 milionë janë djem. Teksa 71 për qind e kësaj norme punojnë në sektorin bujqësor, theksohet se 69 për qind e tyre punojnë në punën e familjeve të tyre të papaguar.

Njoftohet se 72.5 milionë punëtorë fëmijë janë të detyruar të punojnë në sektorë që kërcënojnë shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre moral. 

– Sektori bujqësor me 71 për qind në fokusin e punësimit të fëmijëve

Shpërndarja e viktimave të punëtorëve fëmijë në botë sipas rajoneve është rreth 72.1 milionë në Afrikë, 62.1 milionë në Azi dhe Paqësor, 10.7 milionë në Amerikë, 1.2 milion në vendet arabe dhe 5.5 milionë në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Kjo normë tregon se sipas rajoneve janë punëtorë një nga 5 fëmijë në Afrikë, një nga 35 në vendet arabe, një nga 25 në Evropë dhe Azinë Qendrore, një nga 19 në Amerikë dhe një nga 14 në rajonin e Azi-Paqësorit.

Ndërkohë rreth gjysma e 151,6 milionë viktimave janë mes moshave 5-11, ndërsa 42 milionë janë në mes 12-14 dhe 37 milionë janë mes moshave 15-17.

Gjithashtu theksohet se 58 për qind e punëtorëve fëmijë dhe 62 për qind e atyre që punojnë në sektorë të rrezikshëm janë djem.

Në fokusin e punësimit të fëmijëve është sektori bujqësor me 71 për qind duke përfshirë peshkimin, pylltarinë, punën si çoban në kullota, bujqësi tregtare dhe punë të tjera, ndërsa 17 për qind sektori i shërbimeve dhe në masën 12 për qind sektori i industrisë.

– Numri i punëtorëve fëmijë në botë është në rënie

Sipas shifrave të OKB-së, në vitin 2000 ka patur 245.5 milionë punëtorë fëmijë, kjo shifër në vitin 2004 ka rënë në 222.2 milionë, në 215.2 milionë në vitin 2008, në vitin 2012 ka rënë në 167.9 milionë dhe 151.6 në vitin 2016 që është e dhe niveli i ditëve të sotme.

Numri i fëmijëve që punojnë në punë të rrezikshme nga 170.5 milionë në vitin 2000, ka rënë në 128.3 milionë në vitin 2004, 115.3 milionë në vitin 2008, si dhe 85.3 milionë në vitin 2012 dhe 72.5 në 2016 që është niveli edhe i ditëve të sotme.

Nëse normat aktuale të rënies do të ruhen, OKB thekson se deri në vitin 2025, numri i punëtorëve fëmijë do të ulet në 121 milionë dhe numri i fëmijëve që punojnë në punë të rrezikshme do të ulet në 52 milion.

Arsyet e punësimit të fëmijëve përfshijnë rregulla të kufizuara ligjore, varfëria dhe brishtësia sociale, sistemi i dobët shkollor dhe pamundësia për të ndjekur shkollën, mungesa e përkufizimit efektiv të dialogut social dhe të të drejtave për negocimin kolektiv si dhe mungesa ose dobësia e lirisë në organizim.

OKB-ja me vendosjen e moshës së ligjshme të punës, sistemit të mbrojtjes sociale, standardeve ligjore dhe rregulloreve për punën e të rriturve dhe të rinjve, si dhe me programet dhe parimet e barazisë arsimore për të gjithë synon të eliminojë punësimin e fëmijëve deri në vitin 2025.

Të ngjashme