Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në Manchester

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 11:20 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënoi në termat më të ashpër aktin barbar në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ministri Ditmir Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.

Sipas tij, Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar. Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është +44 (0) 75 18662630”, ka thënë ai.

Të ngjashme