Nxit zemërim shteti që synon t’i nxjerrë në paradë ushtaret me taka

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Planet e Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë për të organizuar paradë të ushtareve me këpucë me taka në vend të çizmeve ushtarake ka shkaktuar reagime të ashpra.

Irina Gerashchenko, deputete ukrainase e opozitës, tha se ky veprim është seksizëm, jo barazi, shkruan BBC.

Ukraina është duke u përgatitur për një paradë ushtarake për 24 gusht që ta shënojë 30-vjetorin e pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ministria e Mbrojtjes tha se ky lloj i këpucëve është pjesë e uniformës ushtarake, por shumë njerëz u shprehën të tmerruar rreth këtij plani. Një grup avokatësh madje i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes, Andriy Taran, që të kërkojë falje.

“Tregimi për një paradë me taka është turpërim i vërtetë”, tha komentuesi Vitaly Portnikov në Facebook, duke shtuar se disa zyrtarë kanë mendësi “mesjetare”.

Ndryshe, mbi 31.000 gra shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, përfshirë mbi 4.000 që janë oficere.

Nënkryetarja e kuvendit, Olena Kondratyuk, theksoi se mbi 13.500 gra kanë luftuar në konfliktin e fundit mes Ukrainës dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të vendit.

Të ngjashme