Operacion anti-drogë në Krujë, arrestohen 16 persona ndërsa 24 të tjerë në kërkim

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Operacioni anti-kanabis i zhvilluar në zonën e Krujës është finalizuar me prangosjen e 16 personave.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 24 të tjerë, si dhe tre persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Aksioni policor i koduar “Agimi”, është zhvilluar në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Gjatë aksioni u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabis, pesë automjete dhe prova të tjera materiale

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat e Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës./tvklan

Të ngjashme