Pamje nga vërshimet në Shqipëri

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Vërshimet e mëdha kanë lënë pasoja edhe në Shqipëri. Shtëpitë dhe objektet e rrethuara nga uji, veturat e përmbytura, janë pamje që rrallëherë janë parë në vendin tonë.

Agjencia e lajmeve “AP” ka filmuar disa momente nga përmbytjet në Shkodër.

Fshati Obot është ndër më të prekurit, i cili gjendet 100 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Mijëra hektarë janë përmbytur ndërsa autoritetet kanë evakuuar shumë nga banorët.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme