Papa Françesku e fillon vizitën apostolike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kishës Katolike, papa Françesku sot do të udhëtojë për Sofje me çka zyrtarisht e fillon vizitën e tij treditore Apostolike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Papa paradite do të pritet zyrtarisht në aeroportin e Sofjes, ku do të ketë takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Nga aeroporti do të niset drejtë pallatit presidencial në Sofje para të cilit do të mbahet ceremonia e pritjes, pas çka ai do të ketë takim protokollar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Pas bisedimeve të dy shefave të shteteve, papa Françesku do të ketë takim me përfaqësues të autoriteteve, të sektorit qytetar dhe të korit diplomatik.

Sipas planit, papa pastaj do t’i vizitojë patriarkun mbarëbullgar dhe mitropoliti i Sofjes Neofit dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Ortodokse Bullgare, pas çka ata do të mbajnë lutje para fronit të Shën Kirilit dhe Metodit në kishën katedrale “Shën Aleksandër Nevski”. Pas lutjes në sheshin para katedrales do të mbahet antifon për Shën Marinë e njohur si Regina Coeli, me çka papës do t’i ndahet kopje e ikonës e Shën Maria e Shenjtë nga Nesebari.

Në orët e pasdites kreu i Kishës Katolike Romake do të mbajë meshë të shenjtë në sheshin “Knjaz Aleksandri”.

Papa nesër, në ditën e dytë në qëndrimit në Bullgari, do ta vizitojë kampin e refugjatëve “Vrazhdebna” në Sofje, pas çka do të mbajë meshë në kishën katolike “Zemra e shenjtë” në qytetin Rakovski, në afërsi të Pllovdivit, ndërsa në orët e pasdites do ta përfundojë pjesën zyrtare të vizitës me lutje për paqe në sheshin “Pavarësia”.

Të martën papa nga Sofja do të udhëtojë për Shkup.

Të ngjashme