Papa: T’i japim fund lajmeve të rreme

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.

Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.

“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës”, tha ai.

Papa Francesku u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi.

Të ngjashme