Pas konfirmimit, Bideni zotohet për “mbisundim të demokracisë” në ShBA

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “mbisundoi demokracia” dhe nuk u cenua integriteti i zgjedhjeve kombëtare, pasi elektorët e konfirmuan zgjedhjen e tij president.

Në një fjalim të mbajtur nga shtëpia e tij në Willington, Bideni foli kryesisht për nevojën e lënies prapa supeve të kaosit të fushatës dhe refuzimit të presidentit Donald Trump për ta pranuar humbjen në zgjedhje.

Demokrati tha se respektimi i vullnetit të votuesve përbën thelbin e demokracisë amerikane. Pasi mori më shumë se 81 milionë vota, Bideni po mundohet të krijojë një momentum shprese derisa po përgatitet për të marrë zyrtarisht presidencën më 20 janar.

E presidenti rus, Vladimir Putin, vetëm pas zyrtarizimit të rezultatit e ka pranuar fitoren e Bidenit. Ai konfirmoi se do të bashkëpunojë me Bidenin, pavarësisht marrëdhënieve të lëkundura ndërmjet dy shteteve. Putini ishte prej liderëve të rrallë që priti votimin e Kolegjit Zgjedhor për ta uruar Bidenin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme